Humbja ndaj Lazios së Strakoshës dhe Hysajt, mund t’i kushtojë pankinën trajnerit të Sampdorias, Roberto D’Aversa.

Ky i fundit bëri mjaft mirë në pankinën e Parmës, por nuk po arrin të përsëritë të njëjtën gjë te Sampi dhe duket se presidentit Ferrero i është sosur durimi, ndaj pritet ta shkarkojë gjatë javës.

Mediat italiane raportojnë se presidenti karizmatik i Sampdorias ka kontaktuar me ish mesfushorin e Interit, Dejan Stankoviç, të cilit i ka ofruar pankinën e klubit gjenovez.

Vetë serbi, që aktualisht drejton Crvena Zvezdën, do të mirëpriste një rikthim si trajner në Itali dhe ka marrë përsipër vetë prishjen e kontratës me klubin ku punon momentalisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA