Banorët e fshatit Piskovë buzë Vjosës në Përmet kanë refuzuar krijimin e një vend depozitimi për mbetjet urbane pranë fshatit të tyre në hyrje të zonës së mbrojtur të parkut të Hotovës.

Shesh grumbullimi që është planifikuar të jetë me dy shtresa dhe me afat 5 vjeçar do të mbledhë mbetje nga e gjithë bashkia e Përmetit dhe Këlcyrës.

Banorët thonë se nuk ka pasur dëgjesë publike për të marrë mendimin e tyre ndërsa ju kanë kërkuar institucioneve ta ndërpresin këtë projekt.

Kompania e cila ka fituar tenderin për trajtimin e mbetjeve në territorin e miratuar prej bashkisë së Përmetit bëri me dije se atje do të aplikohen standartet më të larta europiane në trajtimin e mbetjeve dhe se pas 5 viteve territori do të kthehet në një zonë të pyllëzuar.

Çështja e menaxhimit të mbetjeve urbane është problem madhor për të shtatë bashkitë e qarkut të Gjirokastrës. Ato janë duke i dhënë vetëm zgjidhje të përkohshme problemit pasi zgjidhja finale kërkon investime kapitale.

Që prej qershorit të vitit 2022 bashkia e Gjirokastrës pritet të jetë e para që do të fillojë depozitimin e një pjesë të mbetjeve në land-field in e Bajkajt.

Top Channel