Partia Demokratike bën fajtor Ilir Metën për  betejën e humbur në gjykatë për vendoret e vitit 2019. 

Pas leximit të vendimit të Kushtetueses Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi  konfirmon për herë të parë për Top Channel se demokratët janë gati për zgjedhje të parakohshme lokale në 6 Bashki.

Gjykata Kushtetuese  nuk ka legjitimuar 30 qershorin thjesht ka legjitimuar qe Shoqata e Bashkive nuk ka tager ta vinte dot në lëvizje gjykatën, do duhet ta vinte në lëvizje Presidenti i Republikës. Ju siguroj se në çdo moment që do ketë zgjedhje PD ka burime për të pasur kandidat për çdo zonë”, tha Bardhi.

Me shpejt se zgjedhjet lokale, Partia Demokratike ka shance të përballet me zgjedhje partiake  pasi Sali Berisha ka nisur shpërndarjen e kartave me simbolet e partisë për Kuvendin e 11 Dhjetorit.

“Do ndjekim rrugën ligjore për personat që kanë prodhuar  dokumente  me vulën dhe simbolin e PD në menyrë të pautorizuar”, tha Bardhi.

Teksa ka nisur numërimi mbrapsht për përballjen finale Sali Berisha ka shtuar dozën e akuzave ndaj paraardhësit të tij. Më  e fundit dosja e Toyota Yaris ku  pretendohet  se  Lulzim Basha  po hetohet në Belgjikë.

“Basha i pari që ka folur për këtë çështje, nuk mundet që personi që denoncon të jetë i pandehur. E çuditshme u  njoftoka Berisha nga prokurorët belg dhe jo  Basha”, tha Bardhi.

Numri dy  i partisë demokratike këmbëngul se ne 11 Dhjetor do mbahet miting ndërsa pohon se për Kuvendin e  thirrur nga Lulzim Basha  kanë konfirmuar pjesëmarrjen më shumë se 5 mijë delegatë.

Top Channel