Eksperiencë e re në Angli për Willy Caballeron. Portieri argjentinas duke filluar që nga kjo e hënë do të jetë shok skuadre me Armando Brojën pasi ka arritur akordin me Southamton për një kontratë absurde në duke por edhe shumë të veçantë, pasi bëhet fjalë për një marrëveshje 1-mujore.

Caballero ishte pa skuadër që nga vera e kaluar kur u largua nga Chelsea ndërsa gjatë kësaj periudhe është stërvitur me skuadrën e kategorisë së tretë Wimbledon.

Southampton ka firmosur me Caballeron për vetëm një muaj pasi në këtë fazë të sezonit i janë dëmtuar të dy portierët kryesorë si Fraser Foster ashtu edhe Alex McCarthy dhe trajneri Hassenuttl ishte në hall të madh.

Caballero i cili në karrierën e tij ka luajtur edhe për Manchester City-t do të jetë i lidhur me Southampton deri në 5 janar dhe ndeshja e fundit do të jetë ajo ndaj Arsenalit pasi në atë periudhë pritet të jenë të gatshëm si Foster ashtu edhe McCarthy.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA