Ditën e sotme Big Mama ka diskutuar me Antonelën.
“Nga televizori më je dukur shumë irrituese.Kur kam hyrë të kam parë që shpirtin nuk e ke të keq,shpirtin e ke shumë të mirë por je duke bërë sjellje kot më kot për të irrituar dikë.Unë e kuptoj qëllimin tënd që ke qejf të bësh provokime dhe të bësh interesanten këtu por ndonjëherë mirësia është me e mirë se provokimi”,-tha Big Mama.
“Nuk mund të paragjykosh të tjerët,edhe mua më kanë dhënë bezdi shumë persona edhe kur kam hyrë këtu kam parë që janë shumë ndryshe.E para ka qenë Monika që e kam paragjykuar por nga afër më është dukur si ëngjëll,”-tha Antonela.
“E njëjta gjë ndodh edhe me ty,në televizor dukesh keq por nga afër nuk je aspak kështu,”-shtoi Big Mama.
Top Channel