Donald Trump mbledh $1 miliardë investime e donacione për rrjetin e tij social “Truth” (fotot)

07/12/2021 17:30

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se do të rivalizojë rrjetet sociale si Facebook e Twitter me platformën e tij të re sociale pasi u censurua të komentonte në Facebook e YouTube.

Ai tha se aplikacioni ‘Truth Social’ do të nisë vitin që vjen, duke premtuar që aty njerëzit do të kenë forumin e tyre pa kufizime censure siç ndodh rendom në rrjetet Google, Facebook e Youtube.

Trump shtoi se mbështetja financiare që ai ka marrë dërgon një “mesazh të rëndësishëm për kompanitë e mëdha teknologjike dhe u tregon atyre se censura e diskriminimi politik duhet të marrë fund”.

Në një deklaratë të kompanisë së tij thuhej se aplikacioni “inkurajon një bashkëbisedim global të hapur, të lirë e të ndershëm, pa diskriminime ndaj ideologjive politike”.

Kompania Digital World Acquisition njoftoi se kishte mbledhur fonde prej $293 milionë në shtator për sipërmarrjen e re, ndërsa nuk është e qartë se cilët janë investuesit e tjerë.

Kompania e re pritet të shkrihet me grupin Trump Media të ish-presidentit dhe me Technology Group.

Në prezantimin e sipërmarrjes në tetor Trump tha: “Jetojmë në një botë ku Talibanët kanë më shumë prezencë në Facebook e Twitter, ndërsa presidenti më i preferuar nga amerikanët bëhet të heshtë. Kjo është e papranueshme”.

Tashmë janë shtuar gjithashtu spekulimet se Trump do të kthehet për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të 2024.

Në disa sondazhe të publikuara pretendohet se trump do të mundë President Biden në shtetet e kontestuara si Arizona, Georgia, Michigan, Pennsylvania e Wisconsin.

FOTO GALERI
2/3
Ai tha se aplikacioni ‘Truth Social’ do të nisë vitin që vjen, duke premtuar që aty njerëzit do të kenë forumin e tyre pa kufizime censure

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA