Iliri është zgjuar i revoltuar për shkak të debateve dhe bisedave që banorët zhvillojnë në orët e vona.

Kjo është një ngjarje e përsëritur dhe për këtë arsye Iliri nuk ka mundur dot ta përballojë me sportivitet dhe durim.

Mjaft i nervozuar ai nuk ka nguruar të shprehë shqetësimin e tij tek Sabiani dhe ‘’Big Mama’’.

‘’U mblodh mbrëmë kongresi. E tmerrshme, çdo natë i njëjti muhabet por unë nuk mund ta duroj dot më. Kur të vijë momenti që të më kërcasë truri atëherë nuk ka kthim mbrapa’’,- tha ai.

Nga ana tjetër ai i tha Sabianit se shumica e bisedave kishin të bënin me të dhe se për këtë arsye duhet të ketë kujdes me konfidencën dhe dashurinë që i shfaq banorëve.

‘’Kujdes! Ti jep shumë dashuri por në fund merr vetëm llafe. Të kam thënë disa herë që të mos i besosh kaq shpejt njerëzve’’,- tha ai.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA