Adoleshenti therr të motrën për “çështje nderi” sipas këshillës së familjarëve në Indi (fotot)

07/12/2021 16:30
Viktima (djathtas) dhe nena e saj

Një adoleshent në Indi dhe nëna e tij janë arrestuar për vrasjen çnjerëzore të motrës së tij shtatzënë e cila besohet se ishte larguar për t’u martuar kundër dëshirës së familjes së saj.

Fqinjët e familjes thanë se adoleshenti më pas kishte bërë foto me kufomën e të motrës 19 vjeçare duke u mburrur me makabritetin që familjarët e konsideronin “çështje nderi”.

Kirti Thore u vra në fshatin Ladgaon pasi ishte larguar për t’u martuar me një djalë, në kundërshtim të dëshirave të familjes dhe traditës fisnore të vendit.

Vrasja ndodhi mesditën e të dielës kur Shobhabai Mote dhe djali i saj – i cili raportohet 17 ose 18 vjeç – shkoi të takohej me Kirti në shtëpinë e saj.

Ajo jetonte me familjen e bashkëshortit të ri, në një dhomë pranë fermës së tyre raporton rrjeti vendas One India.

Komisioneri i policisë Kailash Prajapati tha se vëllai i Kirti e sulmoi atë nga prapame drapër duke e masakruar.

“[Kirti] po punonte në fushë me vjehrrën e saj. Kur pa nënë e vëllanë e saj ajo la punën dhe shkoi t’i përshendeste, ajo i ftoi në shtëpi dhe shkoi t’i përgatiste çaj, por i vëllai e sulmoi nga prapa duke e lënë të vdekur,” tha Prajapati,raporton NDTV.

Ai shtonte: “Bashkëshorti i saj ishte i sëmurë dhe qëndronte shtrirë në shtëpi. Por nga zhurma e përleshjes ai u zgjua dhe pa masakrën. Vëllai i gruas kishte tentuar ta vriste dhe atë por bashkëshorti arriti të shpëtonte. Vëllai vrasës u dorëzua më vonë në polici”.

FOTO GALERI
2/3
Nena e viktimes Shobhabai Mote

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA