Vështirësi nga dëbora! Reshje të dendura ka patur gjatë natës në të gjithë Kosovën
11/01 15:26
Kuvendi komunal i Prishtinës po mbanë mbledhjen inauguruese, ku u betuan kryetari i zgjedhur, Përparim Rama dhe asamblistët e rinj.
Në ceremoninë solemne, kryetari Përparim Rama u betua se do t’i kryejë gjitha detyrat si udhëheqës i kryeqytetit me ndershmëri dhe mënyrë të paanshme.
Para pranim-dorëzimit të detyrës, u pa një përqafim i “ngrohtë” mes ish-kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit dhe Përparim Ramës.
Në legjislaturën e re të asamblesë komunale u panë të jenë gjithë këshilltarët komunal nga gjitha partitë politike, përveç ish kandidatit të LVV-së për kryetar, Arben Vitia.
Asamblistët e LVV-së, u betuan edhe para flamurit kombëtar, të cilin e kishin vendosur para tavolinave të tyre.
Top Channel