Vrasja publike e burrit për blasfemi shkakton protesta në Pakistan, Sri Lanka (fotot)

06/12/2021 17:31

Vrasja brutale nga turma e një burri nga Sri Lanka të akuzuar për blasfemi në Pakistan ka shkaktuar protesta e homazhe në të dyja vendet.

Liderët e Pakistanit dënuan dhunën e hakmarrjen jashtëgjyqësore.

48 vjeçari Priyantha Diyawadanage, drejtues fabrike në qytetin e Sialkot, u rrah për vdekje mbrëmjen e të premtes dhe më pas trupit të tij iu vu zjarri.

Rreth 100 njerëz janë arrestuar deri tani për ngjarjen, tha kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, i cili e përshkroi incidnetin si “ditë turpi” për vendin e tij.

Ndërsa familja e viktimës në Sri Lanka tha për mediat se janë të dëshpëruar.

Bashkëshortja e tij, Nilushi Dissanayaka, i bënte thirrje qeverive të hetojnë për të bërë “drejtësi ndaj bashkëhsortit dhe dy fëmijëve të mi”.

“Unë mashë në internet sesi ai u sulmua… ishte kaq çnjerëzore,” tha ajo, duke mohuar pretendimet e blasfemisë.

“Refuzoj totalisht se burri im ka hequr posterat fetarë nga muret e fabrikës. Ai e njihte jetën në Pakistan. Ai e dinte se ishte në një vend musliman dhe kishte drejtur fabrikën prej 11 vjetësh.

Bashkeshortja e viktimes Nilushi Dissanayaka

Vrasja e rëndë ka shokuar kombin dhe ka nxitur ceremoni homazhesh.

Blasfemia përshkruhet si “fjalë ofenduese ndaj një feje apo një Zoti” dhe në Pakistan mund të marrë dënim me vdekje.

Ligjet e vendit ndalojnë ngacmimin një grumbullimeve fetare, hyrjen e paautorizuar në vendvarrime apo shpërfytyrimin e vendeve të lutjes.

Në vitin 1986, një klauzolë e veçantë është shtuar ne legjislacion e cila dënon me vdekje blasfeminë kundër profetit musliman Muhamed.

FOTO GALERI
1/7
Një turmë njerëzish në Pakistan kanë torturuar, vrarë, e më pas djegur trupin e një burri nga Sri Lanka që u akuzua për blasfemi

Top Channel