Papa thotë se kryepeshkopi francez dha dorëheqje prej “dëmtimit të reputacionit” nga afera seksuale (fotot)

06/12/2021 20:01

Papa Françesku tha sot gjatë fluturimit të kthimit nga Greqia se kryepeshkopi i Parisit, Michel Aupetit, dha dorëheqjen prej prishjes së reputacionit.

“Kur thashethemet shtohen e shtohen, burri nuk është i aftë të drejtojë dhe kjo është një padrejtësi”, tha kryeprifti për gazetarët.

“Prandaj pranova dorëheqjen e Aupetit, jo mbi altarin e të vërtetës, por mbi altarin e hipokrizisë”, shtoi ai.

70 vjeçari Aupetit, ofroi dorëheqjen e tij muajin e kaluar pas publikimeve në media për një marrëdhënie intime me një grua, që më parë ai e kishte mohuar.

Dioqeza kishte thënë asokohe se dorëheqja “nuk është pranim i fajit por gjest përulësie dhe ofertë dialogu”.

Papa tha se Aupetit ishte dënuar nga opinioni publik dhe thashethemet: “Por çfarë dimë ne në të vërtetë? Ne nuk dimë asgjë”.

Papa iu referua urdhrave kishtare mbi tradhtinë bashkëshortore duke thënë se ishte “jo e plotë, por përkëdhelje e masazhe që i bënte sekretares së tij”.

“Është një mëkat por jo mëkati më i rëndë, pasi mëkatet e mishit nuk janë më seriozet”, tha Papa duke habitur disa nga gazetarët.

Dorëheqja vjen në një kohë kur Kisha Katolike Franceze përpiqet të marë veten nga raportimet se 216,000 fëmijë në kujdes të saj janë abuzuar seksualisht prej viteve 1950.

FOTO GALERI
4/4
70 vjeçari Aupetit, ofroi dorëheqjen e tij muajin e kaluar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA