28/12 13:34
Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 6 dhjetor se janë regjistruar edhe 4 raste të reja me koronavirus. Rastet e reja dolën pas testimit të, 1.817 mostrave.
Sipas raportit, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 8 pacientë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë aktualisht janë edhe 318 raste aktive me koronavirus.
Situata epidemiologjike në Kosovë është vlerësuar se është e qetë, për dallim nga rajoni dhe Evropa që aktualisht po përballen me një valë të re të infeksioneve.
Në Kosovë, më 6 dhjetor hynë në fuqi masat e reja kundër pandemisë, që kryesisht janë të fokusuara në paraqitjen e dëshmive për vaksinim dhe testet negative për qytetarët që hyjnë në vend.
Top Channel