20 mijë nxënës në klasa kolektive/ Sot u testuan për të parë mangësitë e krijuara nga mësimi on line

06/12/2021 19:48

Rreth 20 mijë nxënës të moshave të ndryshme mësojnë në klasa të bashkuara të shpërndarë në 1165 shkolla publike në Shqipëri.

‘Unë jam në klasë të pestë bëj mësim me klasën e tretë. Është pak e vështirë’.

Nxënësit e klasave kolektive të arsimit bazë nga klasa e II-IX u testuan për njohuritë gjuhësore dhe matematikore, kryesisht në zonat rurale ku numri i fëmijëve është i ulët.

‘Kishim pak emocione. E zhvilluam testin me mësues tjetër. Disa ushtrime sishin të lehta’.

Testimi në klasat e bashkuara u zhvillua për herë të parë këtë të hënë të 6 dhjetorit me qëllimin për të vlerësuar se cilat janë mangësitë e nxënësve për shkak të situatës së pandemisë ku ndoqën mësimin online. Më pas në bazë të rezultateve të provimeve mësuesit do të punojnë për të përmirësuar mangësitë e nxënësve.

‘Gjysmat i di , gjysmat jo për shkak të covidit…’

Testimi nisi në orën 10 të mëngjesit e zgjati 1 orë, duke përfunduar në orën 11.

Top Channel