Dhjetëra gra dhe vajza të veshura më të bardha kanë marshuar në heshtje nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë duke kërkuar drejtësi për vajzat e gratë e vrara.
Asnjë grua e vajzë më pak, asnjë vdekje më shumë ishte moto e këtij marshimi. Drejtoresha e organizatës Qendra për Art dhe Komunitet, Zana Hoxha tha se kërkojnë edhe nga institucionet që të punojnë më shumë në parandalimin e këtyre akteve.
“Fakti që po e bëjmë këtë protestë kështu në heshtje, pa fjalë vetëm me pamjen tonë, me prezencën tonë është për shkak se shumica e grave në Kosovë dhe shumica e vajzave në Kosovë, e në veçanti ato që vijnë nga grupet të magjinalizuara, gra të varfra, gra që janë të papuna që nuk kanë mundësi për zhvillim të potencialit të tyre duhet të durojnë dhunën me heshtje dhe shpesh komuniteti, familja dhe institucionet e mbyllin derën dhe nuk duan t’i dëgjojnë, i mbyllin sytë dhe nuk duan t’i shohin, kështu që ne qëllimshëm kemi dalë këtu sot që të gjithë të na shohin dhe përmes heshtjes tonë të marrin atë që duhet të jetë edhe një zë i thirrjes për drejtësi, raportim, demantim të gënjeshtrave të cilat shpesh edhe nuk i besojnë grave dhe raportimeve të grave.
Arsyeja e kësaj proteste është që boll ma jetë të humbura, boll ma vrasjeve të grave dhe vajzave në Kosovë. Shpresojmë që të reflektojë kjo protestë mbi burrat dhe djemtë e Kosovës që mjaftë më, kemi plot jetë të humbura. Kjo protestë është si simbolik që ato janë si engjëj, kanë ardhur që ti tregojnë të gjithëve që mjaftë më mos te ketë jetë të humbura”, u shpreh ajo.
Ky aktivitet është organizuar nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet për shkak të indinjatë nga abuzimi sistematik i vajzave dhe grave dhe vdekjeve të tyre si pasojë e kësaj dhune, mungesës së përgjigjes së duhur institucionale në parandalimin dhe ndarjen e dënimeve të merituara për autorët e këtyre veprave
Top Channel