Kanë mbërritur në sallën e gjyqit dy të arrestuarit si të dyshuar për vrasjen e Pashko Ujkës.

Kristian Kelmendi dhe Marjan Kola do të njihen sot me masën e sigurisë.

Ndërkohë familjarët e Marjan Kolës, i ati Dedë Kola dhe vëllai Petrit Kola flasin për mediat. Ata thonë se dy djemtë në momentin e ngjarjes kanë qenë në Kosovë.

“I keni kamerat , i ka sekuestruar shteti, dje isha në Kosovë dhe bëra kallëzim për këtë punë. I ka në dizpozicion pamjet vetëm se nuk e kanë shqyrtuar çështjen unë dua drejtësi, jemi të zhgënjeyr nga autoritetet:, tha ai.

Ata kanë treguar edhe fletëregjistrimet në poligonin e qitjes në Kosovë, ku familjarët pretendojnë se kanë qenë të rinjtë në momentin e ngjarjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së hënës, në qendër të qytetit të Shkodrës, pranë kishës Ortodokse dhe universitetit. Viktima kishte dalë për të bërë një shëtitje me bashkëshorten në momentin që një person i është afruar duke e qëlluar me armë zjarri pas shpine.

Atentati duket se ka qenë i mirëmenduar pasi autori ka shfrytëzuar errësirën në lulishte dhe ka përdorur armë me silenciator. Pashko Ujka është dërguar në spitalin Rajonal të Shkodrës ku gjatë ndërhyrjes kirurgjikale për t’i nxjerrë plumbin i cili i kishte prekur, shtyllën kurrizore, ka pësuar komplikacione të tjera shendetësore duke ndërruar jetë.

Top Channel