Lëkundje të forta në Athinë, dy tërmete njëra pas tjetrës, ja sa ishte magnituda
Një person humbi jetën ndërsa të paktën 41 të tjerë ka pësuar djegie të rënda si pasojë e shpërthimit të vullkanit në malin Semeru, në Indonezi.
Sipas mediave të huaja, banorët u filmuan duke vrapuar për t’i shpëtuar një reje gjigante të krijuar nga hiri, që vinte nga mali Semeru.
Zyrtari i rajonit Lumajang, Thoriqul Haq në një deklaratë për kanalin “tvOne” tha se për shkak të tymit dhe hirit shumë fshatra u zhytën në errësirë dhe se qindra persona u evakuuan në zona të sigurta.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 14:30, ndërsa autoritetet lokale kanë krijuar një zonë të kufizuar brenda 5 kilometrave nga krateri.
Në Indonezi e cila ndodhet në brezin e tërmeteve dhe vullkaneve të emërtuar si “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, janë aktivë rreth 130 vullkane.
Top Channel