COVID-19/ Mbi 53 mijë raste të reja, Britani e Madhe raporton numrin më të madh të rasteve ditore që nga korriku

04/12/2021 01:40

Britania e Madhe të enjten ka regjistruar 53.945 raste të reja me COVID-19, shifra më e lartë e rasteve ditore që nga mesi i korrikut.

Kjo e çon numrin e përgjithshëm të rasteve nga fillimi i pandemisë në mbi 10.3 milionë. Janë regjistruar gjithashtu 141 vdekje të reja në të gjithë Britaninë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin në 145.281.

Duke përfshirë 1 dhjetorin e vitit 2021, 88.7 për qind e britanikëve të moshës 12-vjeç e lart morën dozën e parë, 80.7 për qind të dytën dhe 33.1 për qind përforcuesen ose dozën e tretë.

Top Channel