“Artkand”/ Prezantohen veprat më të fundit në programin e Top Channel

04/12/2021 20:17

Programi “Artkand” këtë të shtunë prezantoi mes të tjerash një peizazh të IsmaiL Lulanit, i vitit 1999 dhe teknikës vaj.

Vepra u soll nëpërmjet çmimit fillestar 3000 euro. Ismail Lulani ishte një nga piktorët e shquar shqiptarë të shekullit XX-të, Lulani ishte një nga artistët që ndikuan fuqishëm në modernizimin e artit shqiptar të çerekut të fundit të shekullit XX.

Piktori Lulani ishte një artist që tërhiqej nga jeta e njerëzve të thjeshtë të zonës së veriut të Shqipërisë.    Ai mund të konsiderohet si piktori i Shqipërisë së Veriut.

Njëkohësisht një vepër, që përfaqëson një kompozim nga Vunoi, e quajtur “Jugu”, nga autori Agim Sulaj, e teknikës vaj u prezantua nëpërmjet çmimit fillestar 2500 euro.

“Gruaja me veshje blu”, vepra që është në kopertinën e koleksionit të Imago Mundi nga Luciano Banetton mes 163 artistëve bashkëkohorë ishte pjesë e galerisë “Artkand” me çmimin 2000 euro.

Programi u përmbyll me një peizazh nokturn të Nikolla Zoraqit.

Top Channel