Snajpera të fuqishëm e “super drone”/ Ushtria e Kosovës, me armatime të reja nga SHBA

03/12/2021 14:26

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë Armend Mehaj, se janë blerë pajisje ushtarake nga më të avancuarat për  32 milionë euro.

Ai sqaroi para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, se blerjet janë bërë për modernizimin e ushtrisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Me anë këtyre marrëveshje e rrisim partneritetin me miqtë tanë ndërkombëtar e ndërkohë realizojmë dhe blerjet me çmime më konkrete. Në total për këto blerje në ministrinë e Mbrojtjes janë shpenzuar rreth 32 milionë euro, këtu përfshihen lloje të armatimeve, snajperë, dronë dhe pajisje tjera që nuk mundem m’i përmend të gjitha”, u shpreh Mehaj.

Ai shtoi se ka marrë konfirmimin që Kosova do të jetë mikpritëse e stërvitjes ushtarake “Defender Europe 2023”.  Ministria e Mbrojtjes, sipas tij, ka filluar përgatitjet për këtë operacion që zhvillohet pas dy vitesh. “Kjo ka rëndësi të madhe për ne sepse do të marrim pjesë me dy regjimente. Ne kemi filluar menjëherë përgatitjet si me blerjen e pajisjeve ushtarake që nevojiten për këtë ushtrim”, u shpreh ministri.

Top Channel