Prova e re javore kishte të bënte me një gong që do të binte në shtëpi me epiqendër zona të ndryshme të saj.

“Vëllai i Madh” do të sfidojë vigjilencën dhe shpejtësinë e tyre.

Në monitor do të jepej emri i njërit prej banorëve i cili do duhet të gjejë burimin e këtij gongu dhe duhet ta fikë sinjalin për 10 sekonda.

Gongu ra në dhomën e grimit dhe ishte rradha e Antonelës që ta fikte atë por duket se ajo nuk ja doli dot me sukses.

Nuk dihet nëse ata do të arrijnë të realizojnë me sukses këtë provë.

Nga e gjithë kjo sfidë kujtojmë se varet buxheti i tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA