Analisti Ilir Yeziri i ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel u shpreh se bashkimi i Ilir Metës me ish-kryeministrin Sali Berisha nuk do prodhojë asgjë më shumë sesa do katandisjen e tyre si çeta e Haxhi Qamilit që do vijnë vërdallë nëpër Shqipëri duke takuar pallateve të kulturës militantë
“Lulzim Bashës nuk i ndodh asgjë se është i mbrojtur me postin që ka me anë të zgjidhjeve statutuore që i ka bërë organizimit të PD-së, ka mbështetjen e aleatit SHBA. Berisha me Metën do të katandisen në dy çeta si ato të kohës Haxhi Qamilit që do vijnë vërdallë nëpër Shqipëri duke takuar pallateve të kulturës militantë që i kujtojnë atyre kohë të lavdishme kur hanin me lugë floriri”, tha Yzeiri.
Sa i përket reagimit të Presidentit Ilir Meta në lidhje me aktualitetin politik, Yzeiri u shpreh se kjo që Meta po bën tani nuk është gjë e re.
“Ilir Meta me të gjitha veprimet që ka bërë që ditën që u angazhua në fushatë kur ishte zgjedhur President i Republikës, por kishte ende kohë për të bërë betimin, për asnjë çast nuk ka qenë President i vendit tim. Ai ka qenë pjesë e opozitës dhe ka pasur një qëllim, urrejtje ndaj Edi Ramës. Nuk ka lënë gjë pa bërë dhe pa thënë, vetëm si e si që ta dëmtojë atë. Nuk la aleancë pa bërë, nuk la gjë pa marrë para.
Kjo që po bën tani nuk është gjë e re. Ai po bën vetëm atë gjë që ia ka thënë një pjesë e madhe e opinionit publik, që nuk po sillesh si President, por si opozitar i dëshpëruar”, u shpreh Yzeiri.
Top Channel