Kosovë/ 13 raste të reja me covid-19 në 24 orët e fundit

03/12/2021 15:17

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 3 dhjetor se në Kosovë janë shënuar 13 raste të reja me koronavirus. Sipas këtij njoftimi, në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë vdekje nga COVID-19.

Rastet e reja dolën pas testimit të 1162 mostrave. Rastet aktive me COVID-19, sipas MSH-së janë 324.

Në 24 orët paraprake autoritetet shëndetësore kanë administruar, 1,999 vaksina kundër koronavirusit.

Që prej fundit të marsit, kur në Kosovë nisi fushata e imunizimit, e deri më 2 dhjetor në Kosovë janë administruar 1.621.804 doza të vaksinës.

Me dy doza të vaksinës janë vaksinuar, 764.443 ndërkaq me një dozë, 856.150 persona.

Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins në Kosovë deri tash është vaksinuar 42.4 për qind e popullsisë.

Në Kosovë përdoren vaksinat e Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca. Të drejtë për t’u vaksinuar kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA