Tre nga kompanitë më të mëdha të Spanjës kanë paguar më shumë se 6 milionë euro të dashurën sekrete të ish-mbretit Juan Carlos për të mbajtur sekrete aferën e tyre seksuale, sipas ditareve të një ish-drejtori policie tashmë nën akuza.
Korporatat spanjolle Repsol, Santander e Telefonica paguan secila mbi 2 milionë euro në instalacione për shërbimet sekrete të vendit, duke nisur prej fundit të viteve 1990, të cilat më pas i kalonin shumat modeles, ish-konkurente të Miss-Botës, Barbara Rey, thuhet në ditare.
Paratë kishin nisur të ndërronin duar që kur José María Aznar, kryeministri i Spanjës nga viti 1996 deri në 2006, u takua me shefin e gjigandit Repsol, Ramón Blanco Balín dhe i kërkoi transferimin e fondeve, duke e siguruar që dhe kompanitë e tjera po paguanin, thuhet në dokumente.
Informacionet u zbuluan kur Emilio Alonso Manglano, ish-kreu i sigurisë së Spanjës, thotë në kujtimet e tij se zonja Rey kishte regjistrime të saj me mbretin Carlos prandaj merrte shuma të mëdha për ta mbajtur sekret aferën.
Zonjusha Rey, aktore e modele, mohon marrjen e parave nga Juan Carlos apo të tjerë të rrethit të tij. Ndërsa asnjë nga kompanitë e përmendura në dokumentin e korrupsionit nuk ka komentuar.
Juan Carlos, i cili hoqi dorë nga froni në 2014, jeton tashmë në ekzil në Abu Dhabi duke refuzuar të kthehet në vend për akuzat e korrupsionit madhor.
Mbreti njihej per nje seri aferash me femra te ndryshme gjate viteve, madje epshi i tij konsiderohej “problem serioz” nga autoritetet.
Ditaret besohet se janë shkruar nga José Manuel Villarejo, oficer policie i akuzuar si ‘ndërmjetës ilegal’ i shtetit, i cili tashmë përballet me shumë akuza korrupsioni.
E përditshmja spanjolle El Periodico thotë se faqet e ditarit datojnë prej 2015, kur Rey nisi të shantazhonte Juan Carlos.
Gazetarët spanjollë tashmë kanë nisur t’i diskutojnë ato në programet televizive.
Së fundmi Villarejo ka thënë se biznesmeni i njohur vendas Balin, i gjigantit spanjoll të energjisë e farmaceutikës Repsol, u kontaktua nga zyrtarë të fiancave për të nisur pagesat e një totali prej 2.5 milionë euro.
“Repsol i kalonte paratë te CESID [emri i vjetër i shërbimeve spanjolle të sigurisë] dhe ata më pas ia jepnin artistes,” ka thënë ai, sipas El Periodico.
Balin u siguria prej tyre se edhe Telefonica, një nga operatorët më të mëdhenj telefonikë në botë, dhe Santander, një nga bankat më të mëdha në botë, po bënte të njëjtat pagesa.
Balin nuk tha se për kë bëheshin pagesat, por më vonë Alberto Saiz Cortés – kreu i shërbimeve aktuale sekrete spanjolle CNI – akuzoi Rey për “shantazh” ndaj mbretit Carlos me aferën e tyre.
Cortés foli kësaj jave në programin spanjoll Salvados ku tha se pagesat duhe të vinin nga “donatorë të jashtëm” dhe jo nga paratë publike.
Ai shton se Rey i bëhej gjithashtu trajtim preferencial për kontrata me programin televizi Valencian TV dhe publicitete të tjera në këmbim të heshtjes.
Cortes nuk është i vetmi shef spanjoll sigurie që merrej me cështjen.
Emilio Alonso Manglano, drejtues i shërbimeve sekrete nga 1981 deri në 1995, shkruante në kujtimet e tij se Rey kishte marrë shuma të mëdha parash për të mos zbuluar aferën e saj me Mbretin.
Ai tregon se Rey kishte video ku dyshja ishin duke bërë seks, që ishin regjistruar me kamera të fshehta në shtëpinë e saj.
Top Channel