Institucionet vartëse nuk ‘pyesin’ për rekomandimet e DRAP Fier/ Justifikohen se nuk dinë të zbatojnë udhëzimet

03/12/2021 20:40

Emisioni Fiks Fare 1 vit më parë trajtoi problematikën e Lindita Topullit , mësuese e shkollës 9-vjeçare “Urani Rumbo “në Gjirokastër.

Ankesa e saj në emision ishte se e kaluan mësuese ndihmëse pas 20 vitesh që jepte mësim në klasën e parë. Dosja e saj nuk u vlerësua në mënyrë korrekte dhe vendin e saj e zunë mësuese me më pak pikë.Mësuesja tregon se pas materialit që Fiks Fare transmetoi, në shkollë erdhën përfaqësues të Drejtorisë Rajonale Arsimore Fier.Duke i dhënë të drejtë mësueses, përfaqësuesit shpallën të pavlefshme proceset e lëvizjeve paralele për vitet akademike 2019-2020 dhe 2020-2021.Gjithashtu edhe DRAP në dhjetor të 2020 rekomandoi që proceset të zhvilloheshin sërish, dhe të merrej masë ndëshkimore për drejtoreshën dhe nëndrejtoreshën e shkollës.

Gazetarët e Fiksit shkojnë në ZVA Gjirokastër-Libohovë-Dropull.Drejtuesja e këtij institucioni thotë se vendimi i marrë nga DRAP për shpalljen e pavlefshëm të proçesit të pavlefshëm ka patur parasysh vlerësimin e dosjeve dhe ZVA ka patur detyrim të bënte në rregull lëvizjen për vitin akademik 2021-2022. Sipas saj ky proçes tashmë është kryer. Ndërsa për vlerësimin e dosjeve drejtuesja e ZVA thotë se është përgjegjësi e shkollës e cila mbikqyret nga DRAP.Përsa i përket masave të marra thotë se për drejtoreshën masa merret drejtpërdrejtë nga DRAP dhe drejtoresha merr masë ndaj nëndrejtoreshës.

Gazetarët e pyesin se a ka patur inspektim tjetër pas këtij raporti? Drejtuesja thotë se në raportin e muajit tetor i është ngarkuar ZVA të kryejë procesin e vlerësimit të dosjeve. Udhëzimet kanë ndryshuar ndaj zyra vendore arsimore ka kërkuar ndihmë juridike për të bërë vlerësimin nga DRAP. Në momentin që do merret përgjigje nga DRAP do zhvillohet proçesi i vlerësimit të dosjeve.Gazetarët e Fiksit telefonojnë edhe drejtoreshën e shkollës. Ajo thotë se rivlerësimin nuk e ka bërë pasi nuk dinte ,dhe të njëjtën gjë i ka shprehur edhe DRAP- it. Përsa i përket vërejtjeve ajo thotë se nuk ka marrë dhe nuk i ka dhënë një të tillë as nëndrejtoreshës.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel