Një gjykatë rajonale në Belgjikë ka vendosur sot se detyrimi apo kërkesa për “pasaportën” dixhitale të Covid-19, e njohur ndryshe si “green-pass” është e jashtëligjshme dhe ka gjobitur rajonin me 5000 euro në ditë deri sa të ndalojë kërkesat për ushtrimin e detyruar të masës.
Gjykata e rajonit belg të Wallonia ka vendosur se pasaporta e vaksinës, e njohur në vend si “CST” është kërkesë e ekzagjeruar, jo-proporcionale dhe shkel Ligjin Evropian, raporton e përditshmja Brussels Times .
Prej nëntorit dokumenti CST është i detyrueshëm në rajonin e Walloon dhe në pjesën tjetër të Belgjikës.
Njerëzit që duan të hanë në restorant apo të shkojnë në kinema duhet të paraqesin “Covid green pass”, ku tregohet statusi i vaksinimit, testi negativ, apo shërim nga sëmundja në javët e fundit.
E njëjta gjykatë kishte pezulluar më parë green-pass-in CST që kërkohej për europarlamentarët në Bruksel, për njerëzit që e kundërshtonin.
Organizata po përpiqet të anullojë CST për të gjithë kryeqytetin Bruksel, seanca për të cilën mbahet më 8 dhjetor.
Belgjika ka ashpërsuar masat e kufizimit muajin që shkoi me përdorim të maskave, vaksinimeve dhe punë nga shtëpia.
Masat e fundit zgjasin deri më 18 dhjetor.
Top Channel