”Erdhi shejtani!’/ Me doreza boksi, ”Big Mama” hyn në shtëpinë më të famshme
03/12/2021 23:55
Një banore tjetër është bërë sot pjesë e shtëpisë.
Pas sërfistit Klaudio Nika, shtëpisë i bashkohet tanimë një femër shumë e njohur për publikun.
Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur ‘’Big Mama’’ e cila siguron se do të trazojë ujërat në shtëpi.
Mes batutash ajo tha se me Sabianin (mikun e saj) do të bëhet çift në shtëpi, ndërsa me kundërshtarët tha se nuk do të replikojë me fjalë por me veprime.
Duke u bazuar edhe tek batutat e shpeshta të Sabianit, ajo deklaroi se tanimë ‘’shejtani hyri në shtëpi’’.
‘’A e ke thirrur gjithë ato herë? Ja ku erdhi vërtet shejtani në shtëpi”,- tha ajo duke qeshur.
Top Channel