“Do hiqja kufirin me Shqipërinë”/ Haradinaj: Më ndaloi Sandër Lleshaj!

03/12/2021 14:39

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se ishte nisur ta kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, por sipas tij, është penguar nga ish-Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Sandër Lleshaj.

Haradinaj thotë se Lleshaj i kishte thënë se po ta largonte atë kufi, Shqipëria do të humbte të drejtën e udhëtimit pa viza nëpër vendet e BE-së.

Me Shqipërinë duhet bashkëpunim konkret. T’i ikim kësaj idesë që të shkojmë t’i bëjmë disa lajme me një takim. Kufiri do të mbetet aty. A e dini pse nuk hiqet? Unë shkova për këtë qëllim, por Sandër Lleshi më tha ‘të lutem kryeministër mos na bëjë këtë’. E pyeta pse? Sepse më tha se na ndalojnë liberalizimin dhe na ngujojnë përsëri. Nëse e do këtë atëherë vazhdo. Prandaj ka mbetur ajo pikë kufitare aty”, tha Haradinaj në emisionin Pressing në T7.

Ai shtoi më tej se me Shqipërinë duhet të lidhet marrëveshja e mbrojtjes së përbashkët. “Kur desha të nis ushtrinë në Thumanë pas tërmetit, unë e di sa dokumente kam nënshkruar, e sa shumë procedura burokratike kishte. Marrëveshje të përbashkët kanë edhe shtete krejt të ndryshme. Duhet të punojmë që të bashkohemi më shumë më njeri-tjetrin”, është shprehur ai.

Top Channel