Vrasja në Gllogjan, policia bën zbulimin e rëndësishëm!

02/12/2021 11:58

Prokuroria në Kosovë konfirmoi se ka pasur një incident një vit më parë, mes shoferit të vrarë të autobusit që u sulmua në Gllogjan të Deçanit, dhe përfaqësuesit të një kompanie rivale autobusësh.

Rasti ishte regjistruar si “lëndim i lehtë trupor”, dhe çështja mes palëve ishte zgjidhur me ndërmjetësim në 12 shkurt të këtij viti.

Shoferi Gani Gjokas, kishte një konflikt të hapur me Fitim Halimajn, një nga përfaqësuesit e kompanisë “Halimaj Reisen” dhe janë përplasur edhe fizikisht.

Sulmin dyshohet se e ka kryer së bashku me një person tjetër, B. H, thonë mediat vendase të cilat kanë siguruar raportin e policisë, ku theksohet se sherri ka ndodhur për arsye pune.

I ndjeri, që mbeti i vrarë bashkë me dy nxënës javën e kaluar, ishte proceduar penalisht për këtë ngjarje, që u duk se u zgjidh me ndërmjetësim mes të akuzuarve dhe palës së dëmtuar.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka deklaruar se për sulmin në Deçan nuk është i dyshuar vetëm një person.

Sipas tij, nga informacionet që kanë marrë në terren, potencialisht janë të përfshirë më shumë se dy persona.

Mehmeti ka bërë të ditur se lidhur me rastin janë duke u hetuar tre pista, ndërkohë që ka përjashtuar mundësinë e një akti terrorist.

Prokurorja e çështjes Sahide Gashi, tha se një ditë pas ceremonisë së varrimit u siguruan informacione, që mund të çojnë në zbardhjen e rastit, por ka shtuar se këto hetime nuk janë të lehta.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA