Lajm i mirë për adhuruesit e serialit “La Casa del Papel”, nesër publikohen pjesët e reja

02/12/2021 21:38

Për të gjithë adhuruesit e “La Casa del Papel” kemi një lajm të mirë. Nesër më 3 dhjetor do të publikohet pjesa e dytë e sezonit të pestë të serialit.

Është bërë me dije dhe më herët se ky do të jetë fundi i një eksperiencë të jashtëzakonshme. ‘La Casa de papel’, është një prej serialeve më të ndjekur të të gjitha kohërave në Netflix.

Pesë episodet e para të sezonit të 5-të u publikuan me 3 shtator të këtij viti, dhe më 3 dhjetor do të publikohen 5 episodet e fundit.
Ashtu siç është publikuar edhe më parë në pjesët e fundit të serialit aktorët më shumë kanë luajtur me ndjenjat se sa me aksionin.

Top Channel