Një parti me dy kuvende është tashmë një fakt, sepse Berisha me firmat që pretendon e ka lajmëruar Kuvendin pas foltoreve në 11 dhjetor, ndërsa kryedemokrati Basha në 18 dhjetor.
Analisti Artur Zheji në studion e emisionin “Open” iu përgjigj edhe politikanes Jozefina Topalli. “Zonja Topalli bën politikë” tha Zheji.
Ai shtoi se ndërhyrja e Berishës i jep një shans të madh Ramës, që sipas tij përfiton shumë nga kjo, për shkak se PD del e përçarë, duke siguruar pushtetin e tij.
Një ndër faktorët që mund ta avantazhojë Bashën në rrugën e tij politike është përkrahja ndërkombëtare. Opozitës i duhet doemos të përfshihet në një betejë institucionale për të arritur një sërë kërkesash të rëndësishme, përfshi këtu edhe ndryshime kushtetuese, të cilat nuk mund të bëhen pa përkrahjen e aktorëve ndërkombëtarë. Nëse vullneti i tyre është të përkrahin ndryshimet që garantojnë rregulla loje të barabarta, kjo do të jetë një fitore që, përveç efekteve të drejtpërdrejta institucionale, do të mund të krijojë edhe idenë e një opozite të suksesshme dhe efektive.
Në fund, suksesi i opozitës do të varet nga sa ajo do të jetë e aftë të prodhojë frymë, ekip, fabul, e narrativë të re, si dhe sa do të jetë e aftë të ofrojë një platformë qeverisëse për t’u perceptuar si një alternativë që ia vlen.
Top Channel