Veliaj i uron ditëlindjen Alfred Moisiut: Gëzuar 92-vjetorin Presidenti fjalëmirë

01/12/2021 11:45

Ish-Presidenti Alfred Moisiu feston sot ditëlindjen e 92-të. Përmes një fotoje të përbashkët në twitter, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i ka uruar ditëlindjen Presidentit që u votua me konsensus nga i gjithë faktori politik në 2002-n. “Gëzuar 92-vjetorin Presidenti fjalëmirë”, shkruan Veliaj.

Që nga shkollimi si ushtarak, Alfred Moisiu pati një karrierë të gjatë e të lavdërueshme në ushtrinë shqiptare, duke e mbyllur shërbimin me gradën e lartë të gjeneralit.

Në vitet e mëpasshme, ai nuk ngurroi asnjëherë të kontribuonte në momentet delikate dhe të komplikuara ku u gjend vendi ynë, duke kryesuar dikastere apo duke marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare në kuadër të modernizimit të forcave shqiptare!

President i Shqipërisë nga viti 2002 deri në vitin 2007, forcoi besimin tek ky institucion. Me gradën doktor i shkencave, ai është autor i shumë librave, monografive, artikujve shkencorë mbi artin ushtarak, politikën, sigurinë rajonale!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA