Këta janë banorët e njësisë administrative Ungrej, ku nga reshjet e fundit kanë mbetur totalisht të izoluar nga pjesa tjetër e fshatit pasi ura që lidh 3 fshatra me këtë njësi administrative është shembur në maj të këtij viti.

Banorët thonë se nuk është bërë asgjë për ndërtimin e urës e ndërsa ata janë të detyruar të kalojnë anën tjetër të përroit me fuoristradë apo në disa ura që banorët kanë bërë vetë të cilat nuk janë aspak të sigurta.

Gjithashtu ata thonë se janë të detyruar të mos dërgojnë as fëmijët në shkollë pasi janë të rrezikuar të kalojnë në këto ura apo se përroi mund ti marrë me vete.

Në lidhje me shqetësimin e banorëve reagoi edhe administratori i zonës ku tha se është miratuar fondi dhe brenda muajit dhjetor ura do të ndërtohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA