24/11 21:11
Çështja Strakosha vazhdon të jetë e ndezur me sa duket tek Lazio dhe këtë gjë e konfirmon mungesa e tije dhe pse portieri aktual Pepe Reina nuk po kalon një gjendje të mirë.
Në 14 javë të luajtura, spanjolli ka pësuar 25 gola nga 55 gjuajtje në total. Raporti gjuajtje pritje shkon 54.5%, më i ulët se kushdo portier tjetër në Serinë A, megjithatë prapë Starkosha ende mbetet në stol.
Nga mediat italiane po ushtrohet njëfarë presioni për aktivizimin e tij, për t’i dhënë edhe një shans Strakoshës, duke parë edhe sa shumë gola po pëson kolegu i tij. Sipas indiceve portieri kuqezi mund të jetë ne fushë nesër në ndeshjen e Lazios përballë Udinezes.
Top Channel