Ish kryeministri Sali Berisha nga foltorja e mbajtur në Tropojë ka folur për Reformën në Drejtësi në Shqipëri.
Berisha thotë se Shqipëria është vendi me një katastrofë të vërtetë në Reformën në Drejtësi, ndërsa në Gjykatat e Apelit ndodhen mbi 76 mijë dosje për shqyrtim dhe janë vetëm 10 gjykatës.
Ish kreu historik i PD-së ka sulmuar George Soros, për të cilin thotë se financonte shoqërinë civile dhe më pas ja dha PS! Berisha thotë se fondacioni i tij nisi me tryeza të rrumbullakëta për ndryshimet kushtetuese, pa treguar se në plan strategjinë e fondacionit ishte Ndryshimi kushtetues, Reforma në Drejtësi dhe reforma elektorale, u zbulua më pas nga hakerat që ishte e George Soros!
“Soros është shumë i fuqishëm dhe unë e dija më mirë se kushdo tjetër. Po pse kjo armiqësi me Sali Berishën? E kam pritur siç presin gjithë shqiptarët, mirëpo nuk mund të pajtohesha me veprimet ndaj demokracisë shqiptare. Ai mori gjithë shoqërinë civile e financonte dhe siç ishte ja dha PS në dorë, na riktheu në monizëm, kjo më dëshpëroi. Sistemi i drejtësisë, në 2014 fondacioni i tij filloi tryeza të rrumbullakëta për ndryshimet kushtetuese, pa treguar se në plan strategjinë e fondacionit ishte Ndryshimi kushtetues, Reforma në Drejtësi dhe reforma elektorale dhe më vonë u mor vesh se ishte e Sorosit se ja nxorën hakerat. Shqipëria sot është vendi me një katastrofë të vërtetë në Reformën e Drejtësisë. Në dy Apelet e Tiranës janë 76 mijë dosje me 10 gjykatës. Duan 15 vjet të paktën. Gjysma e tyre janë çështje civile, janë mbi 5 mld euro humbje. Vetëm më shkatërrimin që i bën Gjykatave i provuan shqiptarët nga e drejta e një procesi të drejtë gjyqësor”, tha Berisha.
Berisha ka hedhur akuza të forta për gjyqtarin Ardian Dvorani, e më tej ka folur edhe për Prokurorinë e Posaçme SPAK.
“Ardian Dvorani është një thyes kockash i djemve të rinjve të Shkodrës që rrëzuan bustin. Ai është një hajdut, të cilit i paguan Albtelecomi 17 mijë euro, dhe përfiton 9 vendime gjyqësore në favor të Albtelecom kundër agjencive shtetërore. Ky qenka kampion? Kush e bën këtë? Mafia e Soros! A mund ta pranojmë që dosjet tuaja gjyqësore ti trajtojë Delina Fico me forumin rinor të PS. Dosjet tuaja duhet ti trajtojë magjistratët. Ka 2 vite që është themeluar SPAK. Në vitin 2020 nuk ka dërguar asnjë zyrtar të lartë për gjykim. SPAK është zgjedhur për të mos guxuar të vendosin para ligjit zyrtarë të lartë. Dhe mburret se dënoi ish-kryeprokurorin me 2 vite. Ju them unë një gjë. Është absolutisht dënim politik. Nuk them se nuk ka pasur shkelje ligjore, por ai zotëria dënoi Donald Lu në Senatin Amerikan për korrupsion. Për atë që u dënua ai, Ardian Dvorani, Sokol Sadushi, gjykatësja Petro për shkeljet e tyre duhet të dënohen të paktën 8 vite burg. Dosjet e tyre të vetingut mbahen peng në zyrën e Edi Ramës. A mund të qëndroja unë i heshtur? Jo nuk mund të qëndroja”, tha ish kryeministri Sali Berisha.
Top Channel