“Rasti i fundit që ia jap shansin”/ Arjola flet për Antonelën
01/12/2021 10:31
Debati mes Arjolës dhe Antonelës agravoi shumë gjatë spektaklit të mbrëmshëm.
Arjola ishte tepër e shqetësuar dhe këtë gjë e diskutoi dhe me banorët e tjerë.
“Me mua nuk mund të zihesh për gjëra palidhje dhe ky është rasti i fundit që ja jap shansin që të bëhet faktor me mua këtu brenda.Të vij dhe të thotë ti je zemër zezë si fustani që ke veshur e ka shumë gabim.Unë të paktën kam 6 vjet që luftoj që të ja krijoj të gjitha kushtet familjes sime jo Arjolës.Nuk mund të vijë Antonela me sado vite të ketë karrierë, të hedhë poshtë personalitetin tim,moralin tim,mundin tim dhe familjen time,”-tha aktorja.
Top Channel