‘Luftë e pastër’ për Erjonin/ Kush e prishi marrëveshjen mes Mikelës dhe Ritvanës?

01/12/2021 19:56

Ditën e sotme në “Përputhen” u transmetua takimi mes Ritvanës dhe Erjonit, ku nuk ka munguar edhe afrimiteti.

Mikela, e cila e ka shprehur hapur se ka një pëlqim ndaj Erjonit është irrituar me afrimitetin që ata kanë shfaqur në takim, ku nuk ka munguar edhe përplasja me Ritvanën.

Vajzat flasin se kishin bërë një marrëveshje për një ‘luftë të pastër’, që duket se është thyer nga të dyja.

Ritvana: Thamë që do kemi një luftë të pastër dhe nuk u zhvillua as nga unë dhe as nga Mikela.

Bora: Si do ishte një luftë e pastër?

Mikela: Mos kishte asnjë afrimitet me djalin dhe ta njihnim nëpër takime.

Bora: Kur u prish kjo luftë e pastër?

Mikela: Nga të dyja është prishur. Qoftë nga unë që kam pasur afrimitet dhe qoftë nga Ritvana, dhe këtë afrimitet e kemi pasur në sy të njëra-tjetrës.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel