Në emisionin “Analizë Superiore” në Supersport, nën drejtimin e gazetarit Sokol Xhihani dhe Fation Bardhit, videoanalist i kombëtares U19, është diskutuar mbi verdiktet e javës së 10-të të Abissnet Superiore.
Ndërkohë, është zbuluar edhe formacioni me lojtarët të cilët kanë pasur rendimentin më të mirë deri në javën e 10-të. Në 11-tëshen titullare nuk ka pasur shumë ndryshime nga formacioni i javës së kaluar teksa janë vënë re vetëm dy ndryshime. Fjala është për portën, aty ku Visar Bekaj i Tiranës ia ka dalë t’i marrë vendin gardianit të Egnatias, Bruno Pujës.
Sakaq, në mbrojtje, jashtë formacioni ka përfunduar Egzon Belica i Partizanit dhe është përfshirë Ardit Hila i Kukësit. Ky i fundit edhe pse nuk luan në rolin e tij natyral (atë të mesfushorit), ia ka dalë të bëjë mirë në prapavijë duke rezultuar edhe si një “bast” i fituar nga ana e trajnerit të verilindorëve, Diego Longo dhe tashmë është pjesë e formacionit të më të mirëve.
Top Channel