Egbo kandidat për Nigerin/ Trajneri kampion me Tiranën, një prej alternativave të “Super Eagles”

01/12/2021 15:31

Federata Nigeriane e futbollit po mendon për trajnerin që do të zëvendësojë gjermanin Gernot Rohr.

Mediat vendase flasin për trajnerin serb Mladen Krstajic megjithatë kanë të shumtë ata që mendojnë se ndoshta duhet të rikthehen tek emrat e trajnerëve Nigerian që kanë marrë eksperiencë jashtë dhe kanë bërë mirë. Mes 4 emrave që vendasit përmendin është edhe ish-trajneri i Tiransë që e nxorri atë skuadër kampione, Emanuel Egbo.

Portierri bardheblu ka qenë dikur edhe pjesë e e përfaqësueses së tij vec eksperiencës së gjatë që ka kaluar në kampionatin tonë si portier dhe si trajner portierësh kryesisht, dnërkohë që titulli i fituar me bardheblutë ka bërë jehonë të madhe edhe në vendin e tij aq sa e përfshijnë atë në listën e kandidatëve sëbashku me nigerianët e tjerë si Sunday Oliseh, Kenedy Boyoe, Joseph Jobo dhe së fundmi Emnauel Egbo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA