“Ballkani i Hapur”, projekt armiqësor ndaj shqiptarëve”/ Berisha në vendlindje: Rama iu ka vënë vizën ju, unë do të luftoj përçarjen

01/12/2021 17:02

Ish kreu historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur foltoren e radhës në qytetin e Bajram Currit.

Përpara mbështetësve të tij, Berisha sigurisht që nuk ka kursyer akuzat ndaj Kryeministrit Rama, për të cilin thotë se në këtë qytet nuk ka bërë asnjë investim madje ju ka vënë edhe një taksë, atë për rrugën e Kombit.

“Jemi mbledh në një moment kritik për jetën, në një moment kur 8 vite me radhë Shqipëria ka kaluar nga një rekord i zi në një tjetër rekord të zi, në 8 vite veriu u diskriminua më shumë se në 8 vite të çdo pushtuesi të të gjitha kohërave. Kujtoni pak, përveç asfaltimit të 10 km rrugë pothuajse asnjë investim. Edi Rama një armik i egër ju vuri edhe taksën te rruga e Kombit, qarku më i varfër i Evropës, paguan taksë, jua vuri vizën. I vuri taksë veriut dhe Kosovës. Ata që mund të më thonë se po nxit përçarje jo ju them unë, unë po luftoj përçarje do bëj gjithçka që shqiptarët të jenë të bashkuar. Në 8 vite Edi Rama ndonëse ai me ministrat e tij shumëfishuan pasuritë e veta varfëruan qytetarët. Sot pas 8 vitesh rroga është më e ulëta në rajon, 20% më e ulët se në Kosovë”, tha Berisha.

Ish kryeministri Berisha tha se Rama po bën gjithçka për vendosur Shqipërinë në dominimin e Serbisë dhe ka quajtur projektin ‘Ballkani i Hapur’ si një projekt serbo rus. Berisha thotë se Rama ka mbështetur akuzat e Vuçiçit nda Kosovës dhe ky projekt ka një qëllim, ndarjen me Kosovën!

“8 vite më parë u kthyen në Shqipëri bijtë nga emigracioni. Në 5 vitet e fundit kombi po shkretohet në mënyrë të frikshme. Vendi mbulohet nga krimi droga dhe klientela e qeverisë. Çështja kombëtare, Edi Rama njëlloj si Enver Hoxha në 45’-46’, po bën gjithçka për të vendosur Shqipërinë në diktatin e Serbisë me një projekt serbo rus, Ballkani i Hapur. Në takimet që bën lëshon rrufe drejt udhëheqjes politike të Kosovës. Është përpjek me çdo kusht të mbështesë akuzat e Vuçiçit ndaj saj. Miqtë e mi Ballkani i Hapur është projekt armiqësor ndaj shqiptarëve dhe ka një qëllim, ndarjen me Kosovën. Nga kjo platformë do ti çojmë një mesazh Sllobodanit të ri: Hiqe nga mendja se do kalojë Ballkani i Hapur në Shqipëri me firmën e Edi Ramës. Mendohu mirë para se të mësysh Tiranën si miku i Ramës se një popull i tërë do jetë kundra teje. Nuk do punojmë kurrë në kurriz të Kosovës. Puthej e plluqej Vuçiçi me Putinin dhe tema e diskutimit ishte Kosova e veriut, armët edhe tanket. Harroje se mund të prekesh Kosovën, jemi një komb dhe kurrë më nuk do prekësh një pjesë të territorit të saj”, the Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA