VAR protagonist, Leeds mposht Crystal Palace me një penallti në minutat ekstreme

30/11/2021 23:23

Në ndeshjen e sotme të Premier League, Leeds ka mposhtur Crystal Palace me rezultatin e ngushtë 1-0. Vendimtare në këtë sfidë ishte ndërhyrja e VAR, që akordoi një penallti në minutën e 91, pas një prekje të topit me dorë në zonën e Crystal Palace.

Vetëm dy minuta më pas, Raphina e konvertoi në gol goditjen e tij nga 11-metrat duke i dhënë një fitore të vyer të tijve. Sa i përket kronikës së ndeshjes, në fraksionin e parë vendasit ishin më këmbëngulës, megjithatë pa pasur rezultat në konkretizimin e rasteve.

Ndërkohë, në 45-minutat e dyta, miqtë e kërkuan më tepër golin, kjo edhe si pasojë e aktivizimit të sulmuesit Benteke, i cili pati dy mundësi të mira, por i shpërdoroi ato. Kështu, në fund, penalltia rezultoi vendimtare dhe Crystal Palace doli pa pikë nga transferta në Leeds.

Falë këtij trepikëshi, ekipi i drejtuar nga Marcelo Bielsa ngjitet në kuotën e 15 pikëve dhe mban aktualisht vendin e 15 në tabelën e klasifikimit. Nga ana tjetër, Crystal Palace ka grumbulluar 16 pikë dhe renditet në vendin e 12 të klasifikimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA