Disa fshatra të Gramshit janë bllokuar si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë vazhduar gjatë natës.

Top Channel raporton se në Poroçan është bllokuar fshati Gjere dhe Holtë. Ka vështirësi për të lëvizur drejt qendrës së Poroçanit, për shkak të fryrjes së përroit Liçaj.

Në njësinë e Kushovës është bllokuar fshati Kërpicë.

Në njësinë administrative Pishaj është shembur ura e fshatit Liras. Problem për qarkullimin e mjeteve ka dhe në Bicaj, Posnovisht, Kishtë. Bashkia thotë se ndodhet në terren dhe po monitoron situatën.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA