Osmani: Open Balkan i shërben Serbisë/ Serbia nuk është e interesuar për marrëveshje, BE-ja të reagojë ndaj retorikes nxitëse
30/11/2021 01:59
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar nga Bashkimi Evropian të reagojë ndaj retorikës së Serbisë. Ajo e ka akuzuar shtetin fqinj se nuk është e interesuar të arrijë marrëveshje finale me njohje reciproke me Kosovën.
Numri një i shteti të Kosovës kritikoi edhe nismën e ‘ballkanit të hapur’, që sipas saj i shërben kryesisht Serbisë.
Këto deklarata presidentja e Kosovës i bëri gjatë një konferencë për mediet, pas takimit me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor Osmani kritikoi edhe BE-në për mosliberalizmin e vizave për Kosovën.
Top Channel