Pasditen e sotme Valoni ka vënë në dyshim vazhdimësinë e qëndrimit brenda shtëpisë së ‘’BBV’’.

 

Një keqkuptim i ndodhur mbrëmjen e djeshme bëri që Valoni të ndjente t’i kërkonte Antonelës falje, gjë që nuk u pranua nga kjo e fundit.

Kjo gjë e ka ofenduar këngëtarin i cili ka menduar edhe të lërë përfundimisht lojën e tij.

‘Është një gjë e përsëritur dhe nuk e di a ia vlen më të qëndroj këtu. Kam shumë gjëra për të bërë jashtë dhe mbase u nxitova që e mora këtë vendim. Nuk po përshtatem siç duhet dhe mendoj se mbase më mirë është të dal’’,- tha ai.

Meridiani, Sabiani dhe Iliri të cilët ishin prezentë, u përpoqën që ta qetësonin dh eta nxisnin që të shijojë këtë eksperiencë të veçantë.

‘’Edhe në jetën reale do kesh njerëz që nuk do përshtates, thjesht hidhe pas krahëve. Nuk mund të lësh shtëpinë vetëm se bërë debat me një person’’,- tha Iliri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA