Kaos në futbollin anglez, Lampard “ndez zjarrin” dhe shkaktoi një konflikt masiv në fushë, në Southampton. 20/12 19:28
Një italian i dorëzon trofeun Kopa një spanjolli.
Fabio Cannavaro fituesi i Topit të Artë në vitin 2006, ishte i përzgjedhur i France Football për të dorëzuar trofeun për lojtarin e ri më të mirë të vitit 2021( pra për futbollistët nën moshën 20-vjeç), çmim që shkoi për mesfushorin e Barcelonës Pedri i cili shkëlqeu në Euro 2020 me Spanjën dhe spikati në vitin e fundit me blaugranat.
Pedri mposhti konkurencën e emrave si Jude Bellingham i Borussia Dortmund, Mason Greenëood i Manchester United apo edhe Nuno Mendes i PSG dhe Jamal Musiala i Bayernit. Pas fitores së çmimeve Pedri bëri shumë falenderime duke u shfaqur shumë i lumtur.
Top Channel