Fëmijët e klasave të para vitin e ardhshëm mësimor do të kenë të njëjtën abetare në të gjitha shkollat, deklaroi ministrja e arsimit Evis Kushi teksa shtoi që do të nis puna për projektin e abetares unike mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Por kjo nismë nuk është e re.
Shezai Rrokaj: Në vitin 2012, në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë u hartua abetarja e përbashkët Shqipëri-Kosovë që është kjo këtu.
Autori i abetares së përbashkët, Shezai Rrokaj mendon se nuk duhet të nis puna nga e para me ndryshimin e emërtimeve por puna të vazhdojë me përmirësimin e tekstit shkollor.
Shezai Rrokaj: Ky është vullnet politik. Por nuk mund të hidhet puna poshtë e njerëzve, se me këtë abetare mësojnë fëmijët shqiptarë. Pse jo të bashkohemi për të bërë më të mirën ne jemi të gatshëm.
Mësuesit nuk do të kenë më mundësinë e përzgjedhjes së teksteve alliterative në lëndën e abetares, me qëllimin për të patur një gjuhë një abetare shkollat shqiptare. Përtej kësaj, ekspertët e arsimit e shikojnë zgjidhjen jo te konkursi por te bashkëpunimi mes akademikëve më të mirë nga diaspora.
Top Channel