Sarah prej ditësh nuk është në gjendjen e saj më të mirë emocionale.

Në një bisedë me Antonelën ajo është shprehur e shqetësuar për imazhin që ajo ka lënë tek familja e saj.

“Prindërit më kishin lënë porosi që të mos krijoja një lidhje këtu dhe jam shumë e shqetësuar se çfarë mendojnë ata”,- tha ajo.

Me lot në sy ajo u përpoq të shpjegonte se është shumë në merak nëse ka zhgënjyer apo jo prindërit e saj.

Nga ana tjetër Antonela u përpoq ta qetësonte duke e qartësuar se nuk ka bërë asnjë faj, përveçse ka ndjekur zemrën e saj.

“Nuk ke asnjë faj dhe boll u shqetësove, prindërit janë të rritur dhe e kuptojnë që këto gjëra ndodhin. Ty të erdhi edhe motra dhe ta qartësoi që ata janë mirë”,- tha ajo.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA