
23/02 11:11
Reshjet e dendura të shiut që kanë vazhduar përgjatë gjithë ditës në Vlorë kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të qytetit.
Lagja Pavarësia dhe zona e Skelës janë aktualisht nën ujë. Shirat dhe era e fortë ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve, duke shkaktuar trafik në rrugë.
Në terren kanë dalë grupe pune nga ndërmarrja e ujësjellësit në Vlorë, që po punojnë për të stabilizuar situatën.
Top Channel