Kukësi e shfrytëzoi në maksimum hapin fals të Tiranës në ndeshjen me Skënderbeun dhe i afrohet akoma më shumë në renditje skuadrës bardheblu teksa e çon në vetëm 1 pikë për të ndezur akoma më shumë luftën për titullin kampion në këtë sezon në Abissnet Superiore.
Skuadra verilindore fitoi sfidën e saj të radhës ndaj Egnatias me rezultatin 2-0 duke u ngjitur në kuotën 20 pikëve pas 10 javëve.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me barazimin 0-0, por ishte Kukësi më kërkues në fushën e lojës madje pati edhe një gol të anuluar për verilindorët për shkak të një faulli në sulm të Puntus. Gjithsesi, Kukësi e mori shpërblimin në fillimin e pjesës së dytë kur arriti të zhbllokojë rezultatin me të zakonshmin Edi Basha me një goditje brenda zonës. Kukësi kërkoi edhe golin e dytë dhe e gjeti pikërisht 6 minuta nga fundi i ndeshjes me Milunoviç pas një assisti të Shqiprim Taipit për të fiksuar rezultatin 2-0.
Dinamo kthehet më në fund te fitorja teksa mposhti Kastriotin me rezultatin 1-0 falë golit të shënuar nga kapiteni i saj Agim Ibraimi në minutën e 66 dhe parakalon partizanin teksa ngjitet në vendin e pestë me 13 pikë të grumbulluara po aq sa edhe Teuta
Top Channel