Kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, protesta e gjashtë në Prishtinë: Zëri i këtij sheshi ka mbërritur deri në Hagë 21/09 22:40
Me qindra vetë morën pjesë ditën e sotme në ceremoninë e varrimit të dy nxënësve që u vranë dy ditë më parë në Gllogjan të Deçanit pas sulmit ndaj autobusit me të cilin ata udhëtonin.
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka ndarë edhe momentet nga ceremonia e lamtumirës.
Ndërkohë që i pranishëm në varrim ishte edhe kryeministri Albin Kurti e kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Po sot iu dha lamtumira edhe shoferit të autobusit, që po ashtu mbeti i vrarë nga sulmi me armë zjarri ditën e premte.
Policia e Kosovës ka dhënë 20 mijë euro shpërblim për këdo që ka informacion për autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Top Channel