Ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu, njoftoi se Serbia i ka refuzuar kërkesën për vizitë në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë atij dhe kolegëve Arbërie Nagavci, Hekuran Murati dhe Hajrullah Çeku.

Aliu thotë se kërkesa e katër ministrave për të hyrë në këtë rajon është refuzuar pa asnjë lloj arsyetimi.

Duke filluar nga sot, bashkë me tre ministra të tjerë planifikonim të fillonim vizitën dy ditore, në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Por pak përpara nisjes së delegacionit tonë, vizita u refuzua pa asnjë shkak nga autoritetet në Beograd”, ka shkruar ai.

Pa ditë më parë, deputeti i minoritet shqiptar në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi mbajti një fjalim drejtuar kolegëve të tij në lidhje me njohjen e simboleve kombëtare shqiptare në shtetin serb.

Shefi i Grupit Parlamentar “Lugina e Bashkuar – SDA Sanxhak” kërkoi që Serbia të lejojë përdorimin e simboleve kombëtare të Shqiptarëve, pasi vetëm në këtë mënyrë siç tha ai, do të arrihet afrimi me Bashkimin Europian.

Kamberi këmbënguli se shqiptarët në Serbi do të luftojnë deri në fund për përdorimin të lirshëm, publik dhe zyrtar të simboleve kombëtar shqiptare në Serbi, ndërsa në fund citoi në sallë edhe vargje nga himni shqiptar.

Top Channel